ESTETIKA DENTARE

Fasetat dentare ne qeramike

Jane shtresa te holla prej qeramike te cilat integrohen ne pjesen e perparme te 10-12 dhembeve frontale natyrale. Jane punime shume fine. Per vendosjen e tyre realizohet nje dekortikim shume minimalist. Aplikohen mbi dhembe te pademtuar nga ana morfologjike, te padekoloruar, ne dhembe vitale, te shendetshem. Ato imitojne morfologjine e dhembit ku vendosen dhe permiresojne estetiken ne menyre te menjehershme. Fasetat nuk pesojne ndryshime ne ngjyre me kalimin e kohes duke qene se jane shume rezistente ne kontakt me pigmente te ndryshme qe gjenden ne ushqime apo pije.

Fasetat Veeners Emax / Disilikat

Ju mundesojne nje estetike te shkelqyer duke zhdukur keshtu dekolorimet e pakendshme te dhembeve apo shenja, gervishtje si rezultat i mbushjeve te vjetra te demtuara. Jane miniinvazive.Per te vendosur fasetat Emax Veeners pacienti duhet te kete nje gjendje te mire te paradontit, ne menyre qe punimi te kete rezultat te shkelqyer dhe jetegjatesi qe varion nga 5 deri ne 20 vjet. Per nje jetegjatesi sa me te madhe kriter kryesor eshte mirembajtja e higjenes orale.  

Zbardhja e dhembeve

Eshte nje procedure shume e parapelqyer nga ana estetike sidomos ne dekaden e fundit. Kete trajtim e preferojne pacientet qe kane deshire per te patur dhembe sa me te bardhe edhe pa patur dekolorime te theksuara apo paciente qe kane ndryshime te moderuara ne ngjyren e dhembeve. Pacientet e grupit te dyte jane ata qe kane nje problem te vertete estetik prej dhembeve qe kane ndryshuar ngjyre. Ndryshimi i ngjyres vjen si rezultat i gjenetikes, moshes se avancuar, cilesise se smaltit (karakteristike individuale), perdorimit te medikamentve specifike ku mund te permendim antibiotiket, apo pije me ngjyre qe ndikojne ne tjetersimin e bardhesise se dhembeve.  

SI TË PËRFITONI ME LEHTËSI

Me vetëm 4 hapa ju mund të përfitoni
nga turizmi dentar

Rezervoni Tani

Rezervoni një takim pranë klinikës tonë, ose duke na kontaktuar në çdo mënyrë të disponueshme!

Vizitoni Shqipërinë

Vizitoni Vlorën dhe komplet Shqipërinë gjatë kohës që do kryeni shërbimet tuaja.

Shërbimi Dentar

Shërbime dentare të cilësisë më të lartë, krahasuar me këdo tjetër, materiale cilësore të çertifikuara.

-70% Ulje

Së pari, përfitoni cilësi absolute në shërbime, së dyti ju do të përfitoni edhe ulje deri në -70% për shërbimet tona, krahasuar me çmimet në Itali

OFERTA SPECIALE

Rezervoni një vizite falas