ORTODONCIA

Ortodoncia eshte nje nga deget e stomatologjise qe ndikon rrenjesisht ne estetiken dhe funksionin e aparatit oral. Eshte nje investim shume i rendesishem per personat qe kane probleme me kafshimin apo dhembe te vendosur ne menyre jo te rregullt ne arkaden dentare. Trajtimet ortodontike qe konsistojne ne probleme skeletike (probleme me kafshimin) mund te realizohen ne moshe te hershme, para moshes se pjekurise. Ndersa rregullimi i drejtimit te dhembeve ka nje tolerance me te madhe per sa i perket moshes se pacientit tek i cili do te kryhet trajtimi ortodontik. Drejtimi i dhembeve me ane te aparateve ortodontike realizohet edhe pas moshes se pjekurise. Ne varesi te problematikes individuale te pacientit ndryshon si plani i trajtimit ashtu edhe lloji i aparatit ortodontik qe duhet perdorur. Per t’ju dhene nje ide te pergjithshme mbi aparatet ortodontike, ato jane te levizshme, fikse metalike, fikse estetike dhe Aligner~INVISALIGN, qe eshte edhe teknologjia e fundit ne industri.                              

Aparatet fikse metalike

Jane aparatet klasike. Perbehen nga braketat metalike qe vendosen ne cdo dhemb dhe nje tel i holle horizontal qe vendoset ne mesin e cdo brakete. Disavantazh i vogel i ketij aparati eshte estetika dhe njekohesisht vendosja e ketij aparati kerkon nje kujdes te madh per mirembajtjen e higjenes se gojes. Gjate periudhes qe pacienti perdor kete aparat fiks, mjeku keshillon larjen e dhembeve me furca te posacme ne menyre qe ajo te depertoje edhe ne zonat afer braketave per nje pastrim sa me te mire ne menyre qe te parandalojme fillimin e nje procesi karioz ne ndonje nga dhembet te cilet jane te shendetshem. Dhembet duhet te lahen tre here ne dite pas ushqimit, goja duhet te shpelahet here pas here me shplares te posacem qe i perdorim edhe ne jeten e perditshme per higjene orale te zakonshme. Pacienti mund te ndjeje pak dhimbje vetem gjate periudhes se pershtatjes me aparatin por kjo nuk eshte asgje per tu shqetesuar.                             

Aparatet fikse estetike

Perbehen nga braketat prej qeramike, me ngjyre pothuajse transparente (ngjyre e bardhe) qe vendosen tek cdo dhemb dhe jane estetikisht shume te kenaqshme. Ne mesin e cdo brakete kalon nje tel i holle I vendosur horizontalisht. Kujdesi per higjenen orale duhet te jete shume rigoroz. Me kete aparat kemi si avantazh nje estetike te permiresuar ne krahasim me aparatin fiks metalik dhe rezultate po aq te sukseshme ne trajtimin ortodontik qe ndjekim.                                     

Aligner ~ INVISALIGN

Eshte aparati ortodontik me avangard. Ai perbehet vetem nga nje kellef transparent shume estetik i cili vendost ne arkaden dentare per te pakten 22 ore ne dite. Me INVISALIGN plani i trajtimit programohet ne menyre kompjuterike 3D duke ofruar nje saktesi maksimale. Per te realizuar ripozicionimin e dhembeve do te duhen disa kellefe te cilet nderohen cdo 2-3 jave. Qe ne fillim te procesit mjeku, do te skanoje pamjen 3D te dhembeve tuaj me ane te nje skaneri te posacem (3 SHAPE). Me pas ai percakton nje plan trajtimi ne menyre dixhitale nga fillimi deri ne fund te tij. Para fillimit te trajtimit ortodontik me Aligner~INVISALIGN ju keni mundesi te shihni buzeqeshjen tuaj perfundimtare e printuar.

Avantazhet me Aligner ~Invisalign:

Eshte estetik, komod, higjena dentare eshte shume e lehte per tu mbajtur pasi kellefi mund te hiqet per tu pastruar dhe me pas te rivendoset serish. Me kete teknike realizohet trajtimi i nje sere problemesh ortodontike si ne denticion qumeshti apo te perhershem ku mund te permendim : dhembet e grumbulluar, mbyllja e hapesires se theksuar midis dy dhembeve frontale, rregullim i kafshimit te hapur, kafshim i kryqezuar, kafshim i thelle, drejtim i dhembit,etj. Nje trajtim ortodontik zgjat 6 muaj deri ne 2 vjet. Kjo varet nga lloji i problematikes qe po trajtohet, ecurise dhe disa faktoreve te tjere individuale te pacientit.     

SI TË PËRFITONI ME LEHTËSI

Me vetëm 4 hapa ju mund të përfitoni
nga turizmi dentar

Rezervoni Tani

Rezervoni një takim pranë klinikës tonë, ose duke na kontaktuar në çdo mënyrë të disponueshme!

Vizitoni Shqipërinë

Vizitoni Vlorën dhe komplet Shqipërinë gjatë kohës që do kryeni shërbimet tuaja.

Shërbimi Dentar

Shërbime dentare të cilësisë më të lartë, krahasuar me këdo tjetër, materiale cilësore të çertifikuara.

-70% Ulje

Së pari, përfitoni cilësi absolute në shërbime, së dyti ju do të përfitoni edhe ulje deri në -70% për shërbimet tona, krahasuar me çmimet në Itali

OFERTA SPECIALE

Rezervoni një vizite falas