KIRURGJIA ORALE

Ekstraksion dhembi 

Nje trajtim kirurgjikal eshte nje nevoje ne shume raste. Procedura kirurgjikale me elementare eshte heqja e nje dhembi (ekstraksion). Kjo nderhyrje eshte zgjedhja e fundit ne listen e trajtimeve dentare, pasi mjeku ka vleresuar cdo mundesi tjeter trajtimi por ato nuk kane patur rezultat apo indikacione pozitive. Nevojitet ekstraksioni i nje apo disa dhembeve ne rastin kur dhembi eshte i thyer si rezultat i nje traume qe ka demtuar kuroren apo rrenjen e tij, kur infeksioni apikal eshte i patrajtuesem, per arsye ortodontike, patologji paradontale, kur dhembi apo dhembet jane te mbetur ne nofull, dhembe supranumeratum te erruptuar apo te paerruptuar, dhembe te keqpozicionuar, dhemballet e pjekurise, dhembet e qumeshtit te ankilozuar qe pengojne daljen normale te dhembeve te perhershem tek femijet, rrenje dhembesh te mbetura ne arkaden dentare, etj.  

Pervec ekstraksionit te dhembeve, si nderhyrje kirurgjikale ne kliniken tone SANART, ofrohet edhe :       

Rezeksioni apikal i dhembeve anteriore dhe posteriore 

Eshte nje nderhyrje e cila rekomandohet kur rrenja e dhembit eshte shume e infektuar dhe metodat endodontike nuk mund te japin rezultatin e kerkuar. Kjo teknike mundeson ruajtjen e dhembit ne arkade dhe moslejimin e perhapjes se infeksionit ne hapesiren perreth rrenjes se tij.  

Zgjatim i kurores se dhembit

Eshte e nevojshme zgjatimi i kurores se dhembit per arsye estetike dhe protetike. Kjo procedure kryhet duke nderhyre tek gingiva dhe kocka perreth.  

Rimodelim i mishrave te dhembeve 

Per permiresim te estetikes dhe nje buzeqeshje te bukur. Konsiston ne rikthimin e anatomise normale te gingivave kur ato jane me hiperplazi ose te inflamuara. Ne keto raste pacienti mund te dalloje me sy te lire ndryshimin e gingives ne forme, ngjyre apo ne disnivel. 

Ripozicionim I frenulumit te buzes se siperme, te poshtme dhe gjuhes

Permireson dukshem problemet ne te folur. Realizohet korrigjim dhe mosavancim i diastemave. Frenulumi shume i shprehur i buzes se poshtme ndikon ne zbulim te rrenjeve te dhembeve te poshtem. 

Rimbulim te rrenjeve te zbuluara

Kjo problematike shkaktohet si rrjedhoje e semundjeve paradontale , traumave okluzale, perdorim i furcave te ashpra te papershtatshme per larjen e dhembeve, etj. 

Alveotomia

Kjo procedure konsiston ne heqjen e nje pjese te kockes se nofulles per te bere te mundur heqjen e nje dhembi te paerruptuar ose pjeserisht te erruptuar. Me shpesh perdoret per heqjen e dhembit te fundit.  

Sinus Lift

Pas ekstraksioneve dentare ne nofullen e siperme, ndodh pneumatizimi i sinuseve maksilare dhe rezorbimi i kockes. Per te rregulluar kete defekt realizohet procedura e plotesimit me kocke artificiale dhe membrane. Me ane te kesaj teknike ne bejme te mundur krijimin e kushteve te pershtatshme per vendosjen e implanteve dentare te cilet inserohen pas 6-9 muajsh pasi kocka e re te jete formuar.  

Split Crest

Na ndihmon kur pacienti ka lartesi kockore por trashesi te pamjaftueshme. Realizohet ekspandim i kockes se nofulles, mbushje me kocke artificiale dhe vendosje e implantit.  

Shtim Kocke

Kur nje pjese kocke nga nofulla ka humbur plotesisht si rezultat i nje traume apo rezorbimi radikal realizohet shtim me kocke artificiale dhe analoge per te realizuar protezimin apo vendosjen e implaneve.    

PRF – ( Plate Reach Fibrine )

Marrje gjaku per te prodhuar fibrinen e cila sherben per pershpejtimin e sherimit te plageve dhe mbrojtje te plages nga infeksonet. 

SI TË PËRFITONI ME LEHTËSI

Me vetëm 4 hapa ju mund të përfitoni
nga turizmi dentar

Rezervoni Tani

Rezervoni një takim pranë klinikës tonë, ose duke na kontaktuar në çdo mënyrë të disponueshme!

Vizitoni Shqipërinë

Vizitoni Vlorën dhe komplet Shqipërinë gjatë kohës që do kryeni shërbimet tuaja.

Shërbimi Dentar

Shërbime dentare të cilësisë më të lartë, krahasuar me këdo tjetër, materiale cilësore të çertifikuara.

-70% Ulje

Së pari, përfitoni cilësi absolute në shërbime, së dyti ju do të përfitoni edhe ulje deri në -70% për shërbimet tona, krahasuar me çmimet në Itali

OFERTA SPECIALE

Rezervoni një vizite falas